Studentët kanë paralajmëruar që dje se do mblidhen përsëri për të protestuar për plotësimin e kërkesave të tyre. Pavarësisht se kryeministri i pret për të dialoguer, ata nuk bien dakord me këtë gjë dhe për këtë arsye po vazhdojnë protestën.
Ata kanë njoftuar se në orën 08:30 do fillojë grumbullimi i tyre në fakultete dhe më pas do marshojnë drejt godinës së kryeministrisë.
Studentët shprehen se nuk duan dialog dhe e vetmja gjë që duan është plotësimi i kushteve të tyre.

Nga ana tjetër, me anë të një njoftimi janë ftuar të gjithë studentët edhe në Elbasan duke u thënë se sot do bëhet grumbullimi i studentëve të 5 fakulteteve në orën 09:00 tek Universiteti “Aleksander Xhuvani” dhe do marshojnë drejt Tiranës për të vijuar protestën.

Begaj dekreton 7 ligjet e Paketës Fiskale 2026, miraton edhe fshirjen e 2.1 mld euro borxhe për oligarkët
Nga Eliza Gjediku Presidenti ka dekretuar 7 ligjet e Paketës Fiskale për vitin 2026. Begaj i ka dhënë vulën përfundimtare 2 nismave...






