Skip to content
Kryesore

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe shkaktoi aksident, arrestohet polici

· 1 min lexim

Një punonjës policie është arrestuar pasi shkaktoi një aksident duke drejtuar automjetin në mënyrë të parregullt.

Ai u përplas me një automjet tip Audi, duke shkaktuar lëndime tek drejtuesi tjetër, i cili mori trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas testit të alkoolit, rezultoi se polici kishte një nivel prej 0.62 mg/l alkool në gjak.

Njoftim:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë M. Ç., me detyrë Trup Shërbimi në Seksionin Operacional Alpin në Njësinë e Sigurisë Publike Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi i tij u krye pasi më datë 12.03.2025, ndërsa drejtonte automjetin e tij në rrugën “Reshit Petrela” është përplasur me një automjet Audi që drejtohej nga shtetasi N. G., i cili ka marrë trajtim mjekësor në QSUT dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimi me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 0.62 mg/l.

Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.