Skip to content
Bota

Tërmet i fortë në Napoli, sa ishte magnituda

· 1 min lexim

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.4 ka ndodhur gjatë natës, rreth orës 1:25, në zonën e Campi Flegrei në Napoli.

Epiqendra ishte në det, afër bregut të Via Napolit, në Pozzuoli, dhe në një thellësi prej dy kilometrash.

Në lagjen Bagnoli u raportuan dëme, pasi gurët ra nga shtëpitë dhe përfunduan në rrugë ose mbi makina të parkuara.

Për shkak të panikut, banorët kaluan natën jashtë, ndërkohë që shkollat u mbyllën përkohësisht.