Skip to content
Kryesore

Gjykata e Tiranës konfiskon pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit të saj

· 1 min lexim

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka vendosur konfiskimin e pasurive të ish-zyrtares Alda Klosi dhe ish-bashkëshortit, Altin Klosi, pas kërkesës së Prokurorisë së Tiranës.

Të dy janë akuzuar për fshehje pasurie dhe mosdeklarim të saktë të të ardhurave, vepër penale e parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal.

Sipas hetimeve, Klosi, e cila ka qenë subjekt deklarimi në ILDKPKI që nga viti 2016, ka pasuri të pajustifikuara me burime të ligjshme.

Pas analizës së dokumentacionit, Prokuroria konstatoi se pasuritë e saj dhe të personave të lidhur me të nuk ishin deklaruar në përputhje me ligjin.

Për këtë arsye, gjykata urdhëroi konfiskimin:

• 368,000 lekë, 15,600 dollarë dhe 462,950 euro, të sekuestruara më parë në kuadër të procedimit penal nr. 9220/2022.
• Një apartament në Tiranë, me sipërfaqe 85.09 m², në pronësi të Alda Klosit.
• Një garazh në Tiranë, me sipërfaqe 14.06 m², po në pronësi të saj.

Gjykata bazoi vendimin në Ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, si dhe në nenin 302 të Kodit të Procedurës Civile.