Gjykata e Apelit të GJKKO-së ka shtyrë përsëri shpalljen e vendimit për kryebashkiakun Erion Veliaj.
Edhe pse prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado kanë dorëzuar prova të reja, ku theksojnë se Veliaj paraqet rrezikshmëri të lartë nëse lirohet, gjykata vendosi që seanca të zhvillohet nesër, më 13 mars.
Sipas këtyre provave, Veliaj ka komunikuar me vëllain e tij, Arbër Veliaj, duke e udhëzuar se si të ndikojë në media të caktuara për të sulmuar dhe shantazhuar prokurorin Ols Dado dhe gjyqtarin Eugen Bani.
Veliaj po hetohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, në bashkëpunim me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, e cila po hetohet për mosdeklarim pasurie dhe është nën masën e detyrimit për t’u paraqitur.