Skip to content
Bota

Sherr masiv në qendrën e emigrantëve në Greqi, 16 të plagosur

· 1 min lexim

Një përleshje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Qendrën e Pritjes së Emigrantëve në Malakasë, Greqi.

Sipas policisë, rreth 60 deri 70 persona janë përfshirë në konflikt, ku 16 prej tyre janë plagosur.

Arsyet e përplasjes ende nuk janë të qarta dhe hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Moshat e të plagosurve variojnë nga 15 deri në 25 vjeç dhe ata janë me origjinë nga Egjipti.