Skip to content
Kryesore

Protesta pro Veliajt, Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, para SPAK

· 1 min lexim

Drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, ka qenë këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Nuk ka ende informacione nëse ka qenë një takim për çështje funksioni apo një thirrje e veçantë.

Në kontakt me mediat, Alushi ka deklaruar se ka zhvilluar një takim pune me përfaqësues të SPAK. Sipas burimeve, ai është thirrur në lidhje me hetimet për protestën që u zhvillua ditën e seancës gjyqësore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Protesta, që përfshiu mbledhjen e punonjësve të administratës, shkaktoi përplasje mes dy institucioneve, pasi SPAK akuzon Policinë për neglizhencë, duke mos ndërhyrë në largimin e protestuesve.