Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes ndaj kryebashkiakut të Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili ishte nën hetim për “shpërdorim detyre”. Vendimi u mor nga gjyqtarja Etleva Deda.
Hetimet nisën pas një kallëzimi të bërë nga Partia Demokratike në Lezhë në vitin 2023, lidhur me ndërhyrjet në trotuarin e rrugës Lezhë-Shëngjin, në lagjen “Xhenjo”.
Sipas PD-së, ky aks rrugor ishte nën juridiksionin e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), ndaj Bashkia e Lezhës nuk kishte kompetencë të ndërhynte në punimet e tij.
Demokratët e akuzuan Ndreun për dhënien e tenderit në kohë fushate, ndërsa në hetim u përfshinë edhe disa zyrtarë të tjerë të bashkisë që kishin lidhje me këtë projekt.