Aktori i njohur i humorit dhe njëkohësisht investitor strategjik për ndërtimin e një resorti në Dhërmi, Gaz Paja, u pa mëngjesin e 27 shkurtit duke hyrë në godinën e Prokurorisë së Posaçme.
Paja u thirr nga SPAK, ku sipas deklaratës së tij për mediat, prokurori i ka sekuestruar telefonin.
Jo isha me prokurorin në kafe, pa dashje mori celularin tim dhe solli të tijin dhe mori të timin. Nuk e njoh prokurorin.
Ende nuk dihet arsyeja e kësaj paraqitjeje, por mësohet se aktori ka qenë i pranishëm në SPAK edhe dy ditë më parë.