Ruben Saraiva, portugezi i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, u paraqit sërish në Gjykatën e Lezhës nën masa të rrepta sigurie.
Seanca e tij paraprake, që do të vendoste nëse
çështja do të kalonte në gjykim themeli apo do të kthehej për plotësim hetimesh, u shty për mungesën e avokatit.
Saraiva, i ekstraduar në Shqipëri në fund të vitit 2023, akuzohet për ekzekutimin e Nikulajt në prill të po atij viti, në hotelin e tij në Shëngjin.
Vrasja është pjesë e një konflikti hakmarrës mes familjeve Nikulaj dhe Lekstakaj.