Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona në veri të Mitrovicës për sulm ndaj personit zyrtar, pas një përleshjeje që ka ndodhur në rrugën “Kral Petri” më 25 shkurt 2025, pranë kafenesë “Tre sheshira”.
Arrestimi është bërë mbi dyshimet se ata ishin të përfshirë në incidentin, ndërkohë që të dyshuarit ishin nën ndikimin e alkoolit, siç ka treguar testimi.
Pas arrestimit, ata janë dërguar në stacionin policor, kanë marrë trajtim mjekësor dhe iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë nga prokurori i rastit.
“Pas ndërhyrjes se njësisë patrulluese për ta ndaluar rrahjen e të dyshuarit fillimisht i kanë ofenduar e më pas edhe i kanë sulmuar zyrtarët policorë, ku tre (3) zyrtarë policorë kanë pësuar, lëndime trupore të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor”, tha policia në komunikatë.
Te dyshuarit Alkool test:
N.N. – 24 vjeçar 1.59 ‰
N.N. – 26 vjeçar 1.62 ‰
A.B. – 28 vjeçar 1.50 ‰
A.B. – 30 vjeçar 1.57 ‰
I.R. – 24 vjeçar 1.21 ‰
B.D. – 19 vjeçar 1.84 ‰