Në kuadër të operacionit të koduar “Winter”, Policia e Durrësit ka shkatërruar një grup kriminal të përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza, kryesisht në zonat pranë shkollave të Kavajës.
Pas hetimeve të thelluara dhe bashkëpunimit të ngushtë me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, janë arrestuar 13 persona, ndërkohë që një tjetër është shpallur në kërkim. Gjatë aksionit, autoritetet kanë sekuestruar një sasi të madhe doza kokaine dhe kanabisi, pajisje për ndarjen e drogës, si dhe armë dhe mjete për modifikimin e tyre.
Kush janë të arrestuarit:
Renaldo Gjondeda
Rudi Dimni
Elion Danai
Rexhep Lushka
Ramazan Kola
Alesio Shaba
Rei Shaba
Endri Meçja
Besnik Belba
Serxho Abazi
Kujtim Veizi
Bardhyl Dumullaku
Arben Xhihani