Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, për herë të parë, edhe diaspora shqiptare do të ketë mundësinë të votojë.
Afati për regjistrimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit përfundon më 4 mars, ndërsa sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më tani kanë aplikuar mbi 250 mijë persona.
Sipas KQZ-së, numri total i aplikimeve ka arritur në 253,070, nga të cilat 249,214 janë miratuar. Ndërkohë, 86,414 kërkesa janë refuzuar, dhe 3,804 të tjera janë ende në proces shqyrtimi.
Në aspektin demografik, meshkujt vijojnë të mbajnë kryesimin me 148,728 aplikime (58.8%), ndërsa aplikimet nga femrat janë 104,342 (41.2%).
Sa i përket shpërndarjes gjeografike, shtetet me numrin më të lartë të aplikimeve janë:
- Italia me 98,550 aplikime (38.9%)
- Greqia me 71,754 aplikime (28.4%)
- Gjermania me 27,225 aplikime (10.8%)
Në raport me grupmoshat, më të interesuar për të votuar janë personat e moshës 26-35 vjeç, me 67,904 aplikime (26.8%), ndjekur nga grupmosha 36-45 vjeç, me 66,415 aplikime (26.4%).
Nga ana tjetër, interesi më i ulët vërehet tek të rinjtë 18-25 vjeç, me vetëm 27,175 aplikime (10.8%).