Ilirjan Celibashi, kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, ka bërë të ditur se më shumë se 160 mijë zgjedhës nga jashtë vendit janë regjistruar që nga 11 janari.
Ai shtoi se ata që kanë pasur kërkesën e refuzuar për regjistrim në PER, mund të riaplikojnë pa kufizim deri më 4 mars 2025.
POSTIMI I PLOTË:
Më shumë se 160.000 Zgjedhës Shqiptarë Jashtë Vendit Të Regjistruar në PER Që Nga Data 11 Janar 2025!
Apliko në PER tani dhe deri më 4 MARS 2025!
Shpërndaje Njoftimin – Zgjedhësit nga jashtë të cilëve u është refuzuar kërkesa për regjistrim në PER, kanë të drejtë të riaplikojnë pa kufizim deri në datën 4 mars 2025.
Përpara se të riaplikoni DUHET të:
1. Lexoni me kujdes arsyen e refuzimit të kërkesës, të cilën e gjeni në llogarinë tuaj në PER.
2. Klikoni linkun që është në përmbajtjen e mesazhit të dërguar nga KQZ në telefonin tuaj apo në adresën e-mail. Nëpërmjet këtij linku do të merrni ndihmë direkt nga KQZ.
Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 11 maj, ndërsa risi e këtyre votimeve do të jetë vota e diasporës.
Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësi të votojnë pa qenë e nevojshme që të vijnë fizikisht në Shqipëri.