Skip to content
Kryesore

Përfshihet nga flakët një supermarket në Durrës

· 1 min lexim

Një market në zonën e Plepave në Durrës është përfshirë nga flakët gjatë orëve të mbrëmjes, duke u shkrumbuar plotësisht.

Fatmirësisht, nuk ka raportime për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet po hetojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.