Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka refuzuar kërkesën e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj.
Ajo kërkoi të kundërshtonte kontrollet e kryera nga BKH në ambientin që mbrojtja e saj e konsideron si magazinë në Sky Tower. Gjyqtari Erion Bani ka hedhur poshtë kërkesën.
Kontrollet, që u realizuan në janar të këtij viti, çuan në sekuestrimin e disa sendeve me vlerë për hetimin.
Gjithashtu, kërkesa për kthimin e celularit të sekuestruar, që ishte bërë më parë nga Xoxa, është refuzuar gjithashtu nga gjykata.
Gjyqtari Bani, i cili refuzoi ankimimet e Xoxës, është i njëjti që la në burg Veliajn dhe ndryshoi masën ndaj tij nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”, lidhur me hetimet që SPAK ka nisur ndaj çiftit dhe disa biznesmenëve të lidhur me ta.