Skip to content
Politikë

Lirohet nga detyra prefekti i qarkut Elbasan

· 1 min lexim

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime në Prefekturën e Qarkut të Elbasanit, duke liruar nga detyra Ali Mysliun dhe emëruar në vend të tij Ilir Bejtjan, ish-zv/ministër i Energjisë dhe Industrisë.

Së fundmi, Bejtja është paraqitur dy herë në SPAK, por arsyet e këtyre thirrjeve mbeten ende të paqarta.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të publikohet në “Fletoren Zyrtare”.

Njoftimi i plotë:

VENDIM PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË ELBASANIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Z. Ali Mysliu, prefekt i Qarkut të Elbasanit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Ilir Bejtja emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU