Skip to content
Politikë

Bardhi kërkon shkarkimin e Hoxhës: Policia injoroi thirrjen e Gardës

· 1 min lexim

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, për dezinformimin e publikut lidhur me ngjarjet para SPAK dhe GJKKO gjatë seancës për masën e sigurisë ndaj Erion Veliajt.

Bardhi e akuzoi ministrin se dha informacion të rremë duke pretenduar se policia nuk kishte dijeni për tubimin para institucioneve të drejtësisë.

Sipas tij, SPAK dhe GJKKO kishin njoftuar për cenimin e sigurisë, ndërkohë që Policia e Shtetit jo vetëm që nuk mori masa, por refuzoi ndihmën e Gardës së Republikës.

Bardhi tha se ky ishte një dëm serioz për shtetin dhe kërkoi që ministri të shkarkohej, duke e cilësuar situatën si një kërcënim për sistemin e drejtësisë.