Reshjet e borës në zonën e Fanit në Mirditë kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim, duke bllokuar përkohësisht aksin Rrugën e Kombit.
Trashësia e borës ka arritur disa centimetra dhe një kamion i rrëshqitur ka bllokuar rrugën. Mjetet borëpastruese janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e normalitetit.
Aksidentet më të rënda janë regjistruar në segmentin Thirr-Fan-Reps të Rrugës së Kombit, ku dy aksidente zinxhirë dhe një mjet i dalë nga rruga në daljen e fshatit Fan shkaktuan probleme, por pa pasur viktima.
Reshjet e borës përfshijnë të gjitha akset nacionale dhe rurale, duke kërkuar që drejtuesit e mjeteve të ulin shpejtësinë dhe të jenë të pajisur me mjete dimërore.