Skip to content
Kryesore

Pogradec/ 50-vjeçari në ‘arrest shtëpie’ gjendet pa shenja jete në banesë

· 1 min lexim

Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Pogradec. Viktima, me inicialet E.V., vuante nga ceroza dhe ishte në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Trupi i tij u gjet nga familjarët, të cilët njoftuan menjëherë policinë dhe urgjencën.

Autoritetet po kryejnë veprimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.