Në mbledhjen e qeverisë të kësaj të mërkure, u miratua vendimi për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit.
Kjo do të thotë që qytetarët me pasaporta dhe karta identiteti të skaduara mund të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 maj.
Qeveria miratoi një akt shumë të rëndësishëm për zgjatjen e afateve të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike. Kjo situatë e krijuar, e cila do të zgjidhë shumë shpejt të gjithë ngërçin, janë rreth 500 mijë shtetas shqiptarë, të cilëve u ka përfunduar vlefshmëria e kartave të identitetit.
Në këtë mënyrë me miratimin e këtij akti, do të kenë mundësinë të gjithë shtetasit shqiptarë jashtë vendit të ushtrojnë të drejtën e votës si një e drejtë kushtetuese. Të gjithë shtetasit do të votojnë sipas udhëzimeve të KQZ-së, duke u regjistruar në platformën elektronike, tha Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.