Gjykata e Posaçme ka hedhur shortin për çështjen ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, dhe bashkëpandehurve të tij, të cilët janë të akuzuar për aferën e “Sterilizimit”.
Shorti ka përzgjedhur gjyqtarin gjyqtarin Bib Ndreca ka përzgjedhur si kryesues të procesit gjyqësor.
Në ditët në vijim do të caktohet data e seancës së parë, e cila pritet të zbardhë më tej detajet e akuzave dhe zhvillimet e mëtejshme të çështjes.
Beqaj do të përballet me akuzat për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, lidhur me menaxhimin dhe shpërdorimin e fondeve për projektet e sterilizimit të spitaleve.