Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka vendosur t’i japë dy muaj shtesë Prokurorisë së Posaçme për të përfunduar hetimet ndaj mjekut Edvin Prifti.
Gjyqtarja Elsa Ulliri kërkoi që prokurori Sotir Kllapi të ribëjë aktin e ekspertimit financiar, ndërsa seanca e radhës është caktuar për 7 prill.
Në shkurt të vitit 2024, SPAK përmbylli hetimet dhe kërkoi kalimin e dosjes në gjykatë për Edvin Priftin, i cili është nën hetim për katër akuza: “korrupsion pasiv” në shtatë raste, “vjedhje duke shfrytëzuar detyrën”, “fshehje të ardhurash” dhe “pastrim parash”.
Hetimet e SPAK-ut zgjatën katër vjet dhe zbuluan se Prifti ka pranuar ryshfet për realizimin e shtatë ndërhyrjeve kirurgjikale, ndërkohë që iu sekuestruan para të gatshme në zyrën dhe banesën e tij.