Daut Laze, i dënuar me burg për dhunë në familje, është arratisur gjatë natës nga burgu i Shënkollit në Lezhë, në rrethana ende të paqarta.
Policia ka nisur kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa po heton edhe mundësinë e ndihmës nga persona të tjerë.