Një 30-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë automobilistik në Selanik.
Ngjarja ka ndodhur në zonën Tagarades, Bashkia Thermi, rreth orës 01:00 pas mesnate. Automjeti i drejtuar nga i riu doli nga rruga dhe u përplas me një pemë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Në vendngjarje mbërritën policia, ambulanca dhe dy mjete zjarrfikëse, me katër efektivë që ndërhynë për ta nxjerrë trupin e pajetë nga makina e shkatërruar.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit tragjik.