Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka treguar në një intervistë se një punonjëse e tij, që ndihmonte me mbarëvajtjen e shtëpisë, ishte detyruar të fotografonte fëmijët e tij dhe të raportonte për veprimet që ndodhnin në banesën e tij.
Ahmetaj shpjegoi në “Çim Peka Live” se punonjësja kishte marrë shantazhe dhe kërcënime për të vepruar kështu.
Punonjësja ka pranuar këto akuza, dhe para se të largohej nga Shqipëria, ajo dha një dëshmi të noterizuar, ku konfirmon se ishte shantazhuar dhe kërcënuar për të mbledhur informacione dhe fotografi rreth Ahmetajt dhe familjes së tij.