Seanca paraprake për kryedemokratin Sali Berisha, lidhur me dosjen “Partizani”, u shty për më 7 shkurt në orën 13:00.
Në seancën e sotme përfundoi mbrojtja e avokatëve të Jamambër Malltëzit, që ndodhet nën arrest shtëpie. Seanca vazhdoi me mbrojtjen e biznesmenit Fatmir Beltashit dhe dy të akuzuarve të tjerë, me argumentet e tyre që u lexuan gjithashtu nga avokatët e dy shoqërive Homeplan shpk dhe Kontakt shpk. Të pandehurit Berisha dhe Malltezi nuk ishin të pranishëm në seancë, por ishin përfaqësuar nga avokatët e tyre mbrojtës.
Berisha, Malltezi dhe të akuzuarit e tjerë janë nën hetim nga SPAK për çështjen e ish-kompleksit “Partizani”.
Në fund të vitit të kaluar, Gjykata e Apelit konfirmoi zëvendësimin e masës së sigurisë për Berishën nga “arrest shtëpie” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, duke paralajmëruar se nëse ai nuk respekton këtë masë, organi i akuzës mund të kërkojë një masë më të rëndë.