Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka prezantuar anketimin për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vend.
Gjatë fjalës së tij, Hoxha theksoi se Policia e Shtetit ka arritur standardet e policive të Bashkimit Evropian, por ka ende hapësirë për përmirësim.
Ai shtoi se një nga sfidat kryesore për policinë mbetet garantimi i një procesi zgjedhor të qetë dhe pa incidente që mund të sjellin pasoja të dënueshme.
“Sot 65% e qytetarëve vlerësojnë punën e policisë si të mirë ose shumë të mirë. Koha e reagimeve ndaj krimeve është përmirësuar edhe 67% e qytetarëve besojnë se trajtohen me respekt. Këto numra nuk janë statistika, por janë pasqyra e besimit të fituar me mund dhe sakrificë. 82% e qytetarë ndihem më të sigurt.
Policia e shtetit po arrin standardet e policive të BE, por ka ende shumë vend për tu përmirësuar, veçanërisht në aspektin e ndjenjës së sigurisë gjatë natës, ku ne jemi shumë afër mesatares së BE.
Sfida e shpejtë është angazhimi i policisë së shtetit për garantimin e zgjedhjeve në një proces zgjedhor të qetë dhe pa ngjarje të dënueshme. Megjithatë ne nuk jemi të vetëkënaqur për këtë. Sfidat si aksidentet rrugore, vjedhjet, mashtrimet na tregojnë se nuk mund ta ndalemi”, u shpreh Hoxha.