Skip to content
Politikë

Kuvendi në seancë plenare, çështjet kryesore në rendin e ditës

· 1 min lexim

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në orën 14:30 për seancën plenare, ku do të diskutohen dhe miratohen disa projektligje.

Në rend dite është ratifikimi i marrëveshjeve për financimin e projekteve hekurudhore dhe mjedisore, aderimi në aktet e Bashkimit të Përbotshëm Postar, ndryshime në buxhetin 2024, si dhe ndryshime ligjore për letërnjoftimet, investimet strategjike dhe tatimin mbi të ardhurat.

Po ashtu, do të shqyrtohet ngritja e një komisioni hetimor për procedurat e projektit “Marina & Jahtet e Durrësit” dhe vendimi për mandatin e deputetit Vullnet Sinaj.