Skip to content
Kryesore

Makina e djegur në Zall Herr, dyshohet e përfshirë në vrasjen e Vishës

· 1 min lexim

Një automjet i djegur është zbuluar në Zall Herr, Tiranë, dhe dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së 48-vjeçarit Lulzim Visha.

Viktima u gjet i vrarë mëngjesin e sotëm në Zall Mner, brenda automjetit të tij të punës, rreth 200 metra larg banesës.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se autorët i kanë zënë pritë Vishës, duke pritur momentin kur ai do të nisej për në punë.

Në vendin e ngjarjes u gjetën 12 gëzhoja plumbash, duke përforcuar pistën e një ekzekutimi të mirorganizuar.