Sot po mbahet mbledhja e radhës në Komisionin e Ligjeve, ku po diskutohet projektligji për letërnjoftimet elektronike.
Deputetja demokrate Dhurata Çupi ka kërkuar tërheqjen e dy projektligjeve të propozuara nga mazhoranca.
Sipas Çupit, ky projektligj është një tentativë e hapur nga PS për të intimiduar qytetarët dhe është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Kodin Zgjedhor.
Mbi projektligjin për letërnjoftimet elektronike, duket qartë përpjekja e qeverisë për të dhënë koncesionin e radhës. Është një projektligj ku parashikimi buxhetor mbi 5 mld lekë kosto, dhe këto efekte financiare do të përballohen nga IDENTITEK ose në varësi të studimit të vizibilitetit nga shoqëritë e tjera që kanë kapacitete teknike dhe financiare. Është një përpjekje e hapur për të intimiduar, dhe për të bërë favorin e radhës për t’ja dhënë kompanisë qeveritare koncesionin e radhës, minimum 5 mld lekë. Është një projektligj që nuk jua kërkon BE. Haptazi në kundërshtim me kodin zgjedhor, tha Çupi.