Një eskortë e klasit të lartë, Salome Balthus, ka ndarë me mediat eksperiencat e saj nga prapaskenat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, duke zbuluar se çfarë diskutojnë të pasurit rreth të ardhmes së botës.
40-vjeçarja, e cila jeton në Berlin, ka udhëtuar në Zvicër për të takuar klientët e saj gjatë këtij eventi vjetor të elitës globale.
Salome ka zbuluar se një pjesë e madhe e elitës globale është e bindur për afërsinë e një apokalipsi të shkaktuar nga ndryshimet klimatike.
Duke ndjerë se fundi është afër, ata shpenzojnë pa kurfarë pengese pasurinë e tyre të madhe për udhëtime luksoze, shpesh me avionë privatë që dëmtojnë mjedisin, dhe përpiqen të shijojnë sa më shumë momentet e fundit.
“Elefanti në dhomë është ndryshimi i klimës. Të gjithë e dinë se nuk mund të parandalohet më”, tha ajo, duke shtuar se “super të pasurit” në përgjithësi mund të ndahen në dy grupe për këtë temë.
“Një grup mendon se prek vetëm të varfrit, “racën jo të bardhë”, ndërsa të tjerët kanë frikë se mund të përkeqësohet, por nuk ka kuptim të përpiqemi të bëjmë diçka për të, kështu që ata thjesht kënaqen,” tha Salome.
Salome tha se tema si kjo dalin në një bar, sauna ose holl hoteli, veçanërisht nëse pjesëmarrësit në samit kanë pirë disa gota alkool.
“Ata janë jashtëzakonisht krenarë për këtë ose thjesht më shohin si një objekt dhe nuk mendojnë për faktin që edhe unë mendoj kur ata janë me mua”, tregon vajza.
“Publiku duhet ta dijë se armiqtë e të varfërve dhe të shtresës së ulët nuk janë emigrantët, por super të pasurit”, shtoi Salome.
Sipas faqes së internetit të agjencisë së eskortës Salome në Berlin, Hetaera, një fundjavë i kushton klientëve 5,000 £, ndërsa një tete-a-tete dy-orëshe fillon nga rreth 850 £.
‘Me njerëzit që takoj në ËEF jam dakord për kushte të veçanta për të cilat nuk mund të flas dhe takohem vetëm me njerëz që më pëlqejnë disi”, përfundoi ajo.