Gjykata e Posaçme e Apelit do të shqyrtojë nesër kërkesën e Jamarbër Malltezit për shfuqizimin e masës “arrest në shtëpi”.
Seanca e ankimimit u zhvillua sot, por gjykata shtyu shpalljen e vendimit.
Malltezi, dhëndër i ish-kryeministrit Berisha, qëndron në izolim shtëpiak që prej nëntorit 2023, i akuzuar për korrupsion pasiv dhe pastrim parash në dosjen “Partizani”.