Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi nga shqyrtimi i çështjes “Sterilizimi”, duke e akuzuar atë se ka refuzuar të japë një vendim të arsyetuar për rëndimin e akuzës ndaj tij.
Beqaj ka kërkuar një gjykim të zakonshëm dhe ka pretenduar se gjatë procesit do të mund të rrëzojë akuzën, të cilën e cilëson si tendencioze dhe të mbështetur në presionin për gjykim të shkurtuar.
Gjykata pritet të shpallë vendimin për kalimin e dosjes në gjykim.
Ndërkohë, dosja e çështjes së sterilizimit është ende në fazën paraprake, dhe akuza ndaj Beqajt është ndryshuar nga “Shpërdorim detyre” në “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal”.