Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dhuna ndaj familjes Caca, arrestohet nipi i ish-deputetit socialist

11:09 23/01/2025
Reading Time: 2 min lexim
Dhuna ndaj familjes Caca, arrestohet nipi i ish-deputetit socialist

Policia e Krujës ka arrestuar Ariel Rrajën, nipin e ish-deputetit socialist, Rrahman Rraja, dhe djalin e Flamur Rrajës.

Ariel Rraja u arrestua ditën e djeshme dhe ishte në kërkim për dhunën që ushtroi së bashku me babain e tij, Flamur Rrajën, ndaj Kujtim Cacës dhe të birit. Ngjarja ndodhi në tetor 2024, pas një konflikti që kishte shpërthyer ndërmjet Flamur Rrajës dhe Kujtim Cacës për një kanal.

Arjel Rraja, i cili ka qenë më parë i ndaluar për shitje të lëndëve narkotike, kokainë, është arrestuar dhe Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai është nën hetim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. Rr., 24 vjeç, të cilit Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Në vijim të veprimeve për këtë rast, janë proceduar penalisht shtetasit F. Rr., 56 vjeç dhe E. T., 26 vjeç, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë ndalimit të 24-vjeçarit, dhe nuk iu janë bindur urdhrit të tyre, për shoqërimin në komisariat.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, Flamur Rraja ishte i përfshirë në dhunën ndaj vëllezërve Bilbil dhe Jashar Maja, ngjarje që u bë e njohur pas publikimit të një videoje ku ai mbante në dorë një pistoletë. Dhuna e ushtruar ndaj vëllezërve Maja shkaktoi reagime të forta, dhe pas këtij incidenti, Rrahman Rraja, baba i Flamurit, dorëzoi mandatin e tij si deputet.

Ngjarja e dhunshme ndodhi më 6 korrik 2023, kur fisi Rraja ushtruan një dhunë të pamëshirshme ndaj banorëve të Borizanës, të cilët kishin denoncuar në Policinë e Fushë Krujës dhe ishin mobilizuar me protesta. Ata kundërshtuan aktivitetin e një guroreje, e cila ndodhej në pronësi të Përparim Rrajës, kushëririt të ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, dhe po shkaktonte dëme të mëdha në shtëpitë e tyre.

Kushërinjtë Bilbil dhe Jashar Maja u goditën dhe u kërcënuan me armë nga anëtarë të familjes Rraja, përfshirë djali i ish-deputetit Rexhep Rraja, si dhe vëllezërit Flamur dhe Xhelal Rraja, Përparim Rraja, Klajdi Rraja dhe Edison Meta.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: dhunanipi i ish-deputetitpranga

Të tjera

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën
Aktualitet

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Ky është ndoshta ndryshimi më konkret që ka prodhuar protesta deri tani. Fitorja e parë nuk është vetëm institucionale. Është...

14:22 19/06/2026
Para
“Zyrtarisht të divorcuar”, përfundon seanca për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin

Gjykata cakton seancën e parë për divorcin e Metës dhe Kryemadhit

Lajmet e fundit

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

Arroganca e pushtetit në mes të protestave: Parlamenti kalon ligje sikur të mos ndodhte asgjë, lirohen 466 të burgosur

12:49 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English