Skip to content
Kryesore

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, një e plagosur

· 1 min lexim

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën.

Sipas burimeve, drejtuesja e njërit automjet ka mbetur e plagosur dhe është transportuar në spitalin rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.