Skip to content
Kryesore

Shtyhet seanca për padinë e Sulës ndaj Bardhit për Sky Ecc

· 1 min lexim

Gjykata e Posaçme shtyn për 30 janar seancën për padinë e Edmond Sulës ndaj Gazmend Bardhit.

Avokati i Sulës theksoi se klienti i tij nuk kërkon dëmshpërblim, por dënon fyerjen dhe dëmtimin e imazhit nga deputeti Bardhi.

Sula ishte i pranishëm në seancë, ndërsa Bardhi përfaqësohej nga avokatët.

“Deklaroj se tërhiqen nga kerkesa për dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar, por kërkojnë vetëm dënimin e të akuzuarit Gazmend Bardhi për veprat penale të fyerjes dhe shpifjes së bërë botërisht”, thotë avokati.

Ish-drejtori i Policisë Shkodër, Edmond Sula, ka paditur kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, në GJKKO, pas akuzave të hedhura nga ky i fundit në Kuvend më 12 shtator. Bardhi kishte cituar disa komunikime të dalë nga aplikacioni “Sky Ecc”, duke e akuzuar Sulën për lidhje me aktivitete kriminale.