Një 44-vjeçar, me inicialet H.T., u arrestua në Kamëz nga efektivët e “Shqiponjës” pasi u kap me armë zjarri në lëvizje.
Edhe pse kishte autorizimin për ta mbajtur armën në banesë, ai e shkelti rregulloren dhe për këtë arsye u arrestua.
Arma dhe municioni i tij u sekuestruan në vendin e ngjarjes.
Njoftimi:
Kamëz
Me armë zjarri pistoletë, në rrugë, në cenim të autorizimit që kishte për ta mbajtur armën, në banesë, kapet nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, 44-vjeçari.
Sekuestrohet arma, së bashku me municionin e saj.
Gjatë patrullimeve me objektiv garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” konstatuan shtetasin H. T., 44 vjeç, i cili lëvizte në rrugë, i armatosur me pistoletë.
Menjëherë, është bërë ndalimi i këtij shtetasi, i cili nga verifikimet e kryera, rezultoi se kishte autorizim për ta mbajtur armën e zjarrit, por vetëm në banesë.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë 44-vjeçarin, si dhe materialet procedurale ia referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.