E marta ka nisur me reshje dëbore në rajonin e Korçës, duke shkaktuar nevojën për ndërhyrjen e borëpastrueseve.
Pjesë të prekura janë Dogana e Kapshticës, si dhe rrugët Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë dhe Ersekë-Leskovik.
Po vazhdon pastrimi i rrugëve dhe shpërndarja e kripës për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve.
Autoritetet këshillojnë drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të kushteve të motit.
Njoftimi i plotë nga ARRSH-ja:
“Në orët e para të mëngjesit filluan reshjet e dëborës në Rajonin e Korçës
Në Doganën Kapshticë, në Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë- Leskovik, borepastrueset ndodhen në terren po punojnë me pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës qarkullimi kryhet pa probleme.
Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore”, – thuhet në njoftim.