Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin për Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin, të dyshuar për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal.
Të dy u kapën gjatë operacionit “Plumbi i Artë”.
Njoftimi i GJKKO
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça (kryesuese), Saida Dollani (anëtare) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më datë 20.01.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen penale të regjistruar me nr. 7/65 akti, datë 26.11.2024 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesve/të pandehurve Agron Qafa, Florenc Çekrezi, kundër vendimit nr. 46, datë 19.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 46, datë 19.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Shpenzimet gjyqësore në apel, i ngarkohen të pandehurve ankues Agron Qafa dhe Florenc Çekrezi.