Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit në SPAK për të firmosur, pas vendimit të Apelit të GJKKO-së që ka vendosur “detyrim paraqitje”.
Qindra qytetarë janë mbledhur para Prokurorisë së Posaçme për të mbështetur kryedemokratin, ndërsa dhjetëra efektivë policie janë angazhuar për të siguruar mbarëvajtjen e protestës së organizuar nga PD.
Vendimi i masës “detyrim paraqitje” ndaj Berishës është kritikuar nga drejtuesit e Partisë Demokratike, të cilët e kanë cilësuar si një veprim të motivuar politikisht.
Edhe vetë Berisha e ka konsideruar këtë vendim si një sulm politik të orkestruar nga kryeministri Edi Rama, me synimin për ta dëmtuar atë në prag të fushatës zgjedhore.
Kujtojmë se Berisha ka qëndruar për gati një vit në arrest shtëpie, i akuzuar për korrupsion në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.