Vrasja e 30-vjeçarit Kristjan Marku më 13 janar 2025 në aksin Fier-Vlorë vazhdon të mbetet e pa zbuluar, pa autorë të identifikuar.
Hetimet sugjerojnë se mund të ketë qenë një vrasës me pagesë, ndoshta i zonës.Kamerat e sigurisë kanë regjistruar mjetin e përdorur nga autorët, por nuk ka asnjë imazh të tyre.
Targat e makinës ishin vjedhur nga një punonjës policie nga Vlora. Ende nuk është zbuluar çfarë veprimesh janë kryer me telefonin e viktimës, i cili mund të ndihmojë për të zbuluar identitetin e autorëve ose personave që e pritën Markun në Vlorë.
Kristjan Marku kishte një precedent penal për “Vrasje me dashje në bashkëpunim mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Ai ishte nipi i Martin Bardhit, i njohur si Marjan Marku. Në vitin 2023, Kristjan dhe Marjan Marku u përfshinë në një atentat ndaj Sajmir Reçit në Rrëshen, dhe pista kryesore e hetimeve sugjeron hakmarrje për shkak të konflikteve mes familjeve në këtë zonë.