Shoqata e Bankave ka ngritur alarmin për vjedhjen e të dhënave personale në platformat online, duke iu bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes.
Blerina Tusha, nga Shoqata e Bankave, theksoi se ky është një shqetësim i madh për institucionet financiare, pasi shqetësimi i klientëve është gjithashtu shqetësimi i Bankës.
Ajo shpjegoi se mashtruesit virtualë realizojnë vjedhjet kryesisht përmes platformave të blerjeve online dhe postës elektronike, duke grumbulluar të dhëna personale dhe kode sigurie.
“Aktualisht ky është një shqetësim real, të paktën për ne. Ne shqetësohemi për klientët tanë. Ka klientë që bien pre e këtyre mashtrimeve, që fusin të dhënat e kartave të tyre dhe pastaj bien pre e mashtrimeve”, tha Blerina Tusha