Skip to content
Kryesore

Shpërthimi i digës në Bunec, e pëson administratori i HEC-it

· 1 min lexim

Diga e Hidrocentralit në fshatin Bunec, në Njësinë Administrative Lukovë, shpërtheu ditën e djeshme, duke shkaktuar përmbytjen e 12 bizneseve turistike.

Uji dhe balta bllokuan gjithashtu aksin rrugor Himarë-Sarandë.

Policia ka njoftuar se ka nisur një procedim penal për administratorin e hidrocentralit për shkak të shpërthimit dhe dëmeve të shkaktuara.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, për shtetasin V. N., 68 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dje, rreth orës 12:30, në hidrocentralin ku ai është administrator, është çarë diga, dhe si pasojë është bllokuar rruga nacionale “Himarë-Sarandë” dhe janë përmbytur disa banesa në vendin e quajtur “Bunec”. Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.