Skip to content
Kryesore

Arrestohet tutori në Berat, shfrytëzonte një 36-vjeçare

· 1 min lexim

Një 32-vjeçar është arrestuar në Berat për shfrytëzimin e prostitucionit.

Sipas policisë, ai shfrytëzonte një 36-vjeçare për prostitucion, ndërkohë që ky nuk është arrestimi i parë i tij, pasi ishte i dënuar më parë për të njëjtën vepër me shtetasen në fjalë.

Njoftimi:

DVP Berat/Finalizohet operacioni policor i koduar “Precedenti”.

Në kuadër të operacionit “Precedenti”, si dhe në zbatim të masës së sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Beratit, përkatësisht për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit “ dhe “Prostitucioni”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. K., 32 vjeç, banues në Berat, gjithashtu në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Memaliaj u kap dhe ndalua shtetasja A. H., 36-vjeçe, banuese në Memaliaj, Tepelenë, për veprën penale “Prostitucioni”.

32-vjeçari akuzohet se ka shfrytëzuar për prostitucion në Berat dhe në Lushnjë, shtetasen A. H.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.