Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Feride Rushiti dhe QKRMT të nominuar për Çmimin Nobel për Paqe 2025

11:56 17/01/2025
Reading Time: 2 min lexim

Feride Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për vitin 2025.

Nominimi është bërë nga deputeti suedez Magnus Jacobsson, i cili e ka vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të Rushitit dhe QKRMT-së në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ndihmën ndaj të mbijetuarve dhe avancimin e paqes.

Jacobsson, në letrën e tij dërguar Komitetit të Nobelit, theksoi se Rushiti dhe ekipi i saj kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për trajtimin e plagëve të luftës dhe ndërtimin e paqes së qëndrueshme në Kosovë dhe më gjerë.

Përpjekjet e tyre për rehabilitimin e viktimave të torturës dhe dhunës seksuale gjatë luftës kanë qenë të rëndësishme për ndërtimin e një kornize ligjore që njeh këto viktima si civilë të luftës, duke i mundësuar atyre qasje në reparacione.

Rushiti, në një reagim, e quajti nominimin një moment të rëndësishëm dhe shprehu mirënjohje për njohjen e punës së saj dhe të QKRMT-së. Ajo e konsideroi këtë si një frymëzim për të vazhduar përpjekjet për të drejtat e të mbijetuarve dhe drejtësinë e pasluftës.

E themeluar në vitin 1999, QKRMT ofron ndihmë mjekësore, psikologjike dhe ligjore për viktimat e torturës, duke promovuar respektimin e të drejtave të njeriut për të gjitha etnitë në Kosovë. Në vitin 2018, Rushiti u nderua me Çmimin për Guximin e Gruas nga Departamenti Amerikan i Shtetit për punën e saj frymëzuese.

Deputeti Jacobsson ka qenë më parë aktiv në propozimet për Çmimin Nobel për Paqe, duke nominuar më 2020 Kosovën, Serbinë dhe SHBA-në për përpjekjet e tyre për dialog. Komiteti i Nobelit pritet të përzgjedhë kandidatët e kualifikuar dhe të shpallë fituesin në muajin dhjetor.

Etiketa: Çmimin NobelFeride RushitiQKRMT

Të lidhura

Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar, rezultatet deri në orën 19:00
Aktualitet

Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar, rezultatet deri në orën 19:00

Numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare vijon ende, me 5,132 kuti të numëruara nga gjithsej 5,225 në total. Procesi është...

19:29 13/05/2025
Zgjedhjet e 11 Majit, votuesi: Nëna 101 vjeçe nuk u lejua të votojë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare, rezultatet për Qarkun Fier deri në orën 19:00

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon në Qarkun e Fierit, ku deri më tani...

19:16 13/05/2025
Para
Berisha kërkon lirinë/ Shtyhet sërish seanca gjyqësore, mungojnë prokurorët

Gjokutaj kërkon ndryshim mase për Metën në Gjykatën e Lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar, rezultatet deri në orën 19:00

Më pak se 100 kuti votimi për t’u numëruar, rezultatet deri në orën 19:00

19:29 13/05/2025
Zgjedhjet e 11 Majit, votuesi: Nëna 101 vjeçe nuk u lejua të votojë

Zgjedhjet parlamentare, rezultatet për Qarkun Fier deri në orën 19:00

19:16 13/05/2025
Operacion kundër krimit kibernetik, sekuestrohen mijëra euro  në Tiranë

Operacion kundër krimit kibernetik, sekuestrohen mijëra euro në Tiranë

19:09 13/05/2025
Votat e diasporës, mbi 60 mijë zarfe të numëruara, rezultatet

Votat e diasporës, mbi 60 mijë zarfe të numëruara, rezultatet

19:00 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.