Mbledhja për mocionin e propozuar nga 1/10 e deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka vijuar sot.
Mociuni ka të bëjë me kërkesën për konstatimin e pavlefshmërisë dhe përfundimit të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj.
Ky mocion do t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese për vendim, ndërkohë që për mandatin e Sinaj do të paraqiten dy raporte në parlament, një nga PD dhe një nga PS.
“Të gjitha transaksionet kanë ndodhur pasi ka marrë mandatin. Kompanitë e tij kanë përfituar para nga buxheti shtetit. Në seancën e parë të ditës së hënë të votohen në parlament e më pas çuarjen në Gjykatë Kushtetuese për papajtueshmëri të mandatit”, ka deklaruar Gazment Bardhi.
“Pro çuarjes për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese. Në seancën e parë të kuvendit jo në seancën inaguruese të sesionit të hënën”, tha Klotilda Bushka.
“Për t’u përshëndetur maxhoranca del me një konkluzion me ne”, tha Bardhi.
“T’ia lëmë seancës”, tha Bledi Çuçi.