Sot, në orën 11:00, para Bashkisë së Tiranës do të zhvillohet protesta e 42-të e opozitës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Kryebashkiaku është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për katër vepra penale, përfshirë mosdeklarimin dhe fshehjen e pasurisë, pastrimin e produkteve kriminale, dhe korrupsionin aktiv e pasiv.
Pas përfshirjes në skandale si Inceneratori i Tiranës, shembja e Teatrit Kombëtar dhe dosja “5D”, opozita e akuzon Veliajn për abuzim me fondet dhe taksat e qytetarëve të Tiranës, duke e cilësuar si një person që ka shkelur ligjin për vite me radhë.