Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë ka njoftuar pezullimin e aktiviteteve në platformën X (më parë Twitter) të Elon Musk, për shkak të akuzave se kjo platformë po përhap dezinformata para zgjedhjeve të parakohshme të 23 shkurtit.
Ministria theksoi se nuk do të postojë më informacione në X për të ardhmen e parashikueshme dhe do të përdorë WhatsApp për të shpërndarë lajme dhe informacione për emërimet dhe vendimet e ministrit.
Ky hap erdhi pas një vendimi të ngjashëm të 55 universiteteve dhe instituteve kërkimore në Gjermani, që argumentojnë se shkëmbimi i informacionit të bazuar në fakte është bërë i vështirë në platformën e Musk.
Gjithashtu, qeveria gjermane ka akuzuar Musk për ndërhyrje në zgjedhje, pasi ai ka mbështetur hapur partinë e ekstremit të djathtë AfD.