Prefekti i Qarkut të Lezhës, Gjergj Prendi, ka dhënë dorëheqjen nga detyra, e cila u paraqit dje pranë Këshillit të Ministrave.
Shkaqet e dorëheqjes nuk janë specifikuar, por dyshohet se përplasjet me kryebashkiakun Pjerin Ndreu, pas një vendimi të miratuar nga Këshilli Bashkiak për amnistinë fiskale të tarifave vendore, mund të kenë qenë arsyeja kryesore.
Prendi e mbante postin e prefektit të Qarkut Lezhë që nga prilli i vitit 2022, dhe ka pasur përvojë të ngjashme në këtë detyrë edhe më parë për rreth dy vjet.